Sport
ZYRTARE: Ndeshja Gjilani – Ballkani suspendohet, vendimi për fatin e sfidës merret nga organet e FFK-së
Demokracia
16:59 | 03 Prill 2022

Share:

Ndeshja e javës së 27-të kampionale mes Gjilanit dhe Ballkanit është suspenduar zyrtarisht.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit është ndërprerë me vendim final të gjyqtarit kryesor Genc Nuza në minutat shtesë të takimit (1-1), ka njoftuar SC Gjilani, përcjell Demokracia.com.

Fatin e kësaj sfide do ta marrin organet e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ndeshja u ndërpre në minutat shtesë kur tifozët e Gjilanit gjatë festës së golit të minutës së tretë shtesë u futën në fushë dhe sulmuan portierin mysafirë, Stivi Frashërin.

Frashëri si pasojë e lëndimeve nga sulmi i tifozëve u dërguar me urgjencë në spital, ndërsa raportohet se gjendja e tij tashmë është stabile./Demokracia.com/

Të ngjashme