Pandemia COVID-19 vazhdon të sjellë telashe në botën e futbollit, transmeton Demokracia.com.
Kështu edhe sfida e dytë e raundit të 1/16-ave të Ligës së Europës Benfica – Arsenal, do të zhvillohet në fushë neutrale.
UEFA vendosi sot që dhe takimi i 25 shkurtit i planifikuar për t’u zhvilluar në Portugali, të zhvillohet në stadiumin “Karaiskakis” në Athinë
Lajmi u konfirmua nga klubi i Arsenalit në faqen zyrtare. Kujtojmë që dhe ballafaqimi i parë në 18 shkurt Arsenal – Benfica nuk do të luhet në Londër, por në stadiumin “Olimpiko” në Romë.
Këto ndryshime të vendeve të ndeshjeve janë marrë pasi disa shtete si Anglia, Gjermania, etj kanë bllokuar për një afat të caktuar fluturimet. /Demokracia.com