Pandemia COVID-19 vazhdon të sjellë telashe për botën e futbollit, shkruan Demokracia.com.
UEFA ka bërë të ditur sot se ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Atletico Madridit dhe Chelseat nuk do të zhvillohet në Spanjë, por në një vend neutral, kjo për shkak të masave që janë paraqitur në mbrojtje nga përhapja e pandemisë COVID-19.
Lajmi tashëm i është kumtuar të dyja skuadrave, kështu që ndeshja e parë që duhet të zhvillohet me 23 shkurt nuk do të luhet në stadiumin e Atleticos, por në “Arena National” në Bukuresht të Rumanisë.
Ndërsa takimi i dytë që luhet më 17 mars, do të zhvillohet në stadiumin e “Stamford Bridge”. /Demokracia.com