Sport
Zyrtare, Modriç vazhdon kontratën me Realin
Demokracia
12:54 | 26 Qershor 2023

Share:

Real Madridi dhe Luka Modrić kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e lojtarit, i cili mbetet i lidhur me klubin spanjoll deri më 30 qershor të vitit 2024.

Lajmi është konfirmuar tashmë nga Reali përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare.

Luka Modrić iu bashkua Real Madridit në vitin 2012. Në njëmbëdhjetë sezonet e tij duke mbrojtur fanellën e “Los Blancos”, ai ka luajtur 488 ndeshje dhe fitoi 23 tituj: 5 Liga të Kmapionëve, 5 Kupa të Botës për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 3 Liga, 2 Copas del Rey dhe 4 Superkupa Spanjolle.

Gjatë karrierës së tij si lojtar i Real Madridit, Modriç ka fituar çmime të rëndësishme individuale, si Topin e Artë 2018, Çmimin e Lojtarit më të Mirë FIFA 2018, Çmimin e Lojtarit të Vitit 2017/18 UEFA, Kupën e Botës për Klube 2017, dhe këtë sezon ai ka qenë pjesë e FIFA/FIFPro Ëorld XI për të gjashtën herë në karrierën e tij.

Përveç kësaj, ai ishte Topi i Artë në Kupën e Botës në Rusi dhe Topi i Bronzit në Kupën e Botës në Katar.

Të ngjashme