Lajme
Zyrtare: Mjeku i njohur Dukagjin Zogaj e braktis SHSKUK-në
Demokracia
20:30 | 04 Janar 2023

Share:

Alergologu dhe Imunologu i njohur, Dukagjin Zogaj, e ka braktisur Shërbimin Publik të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pas disa viteve shërbim aty.

Doktori Dukagjin Zogaj ka dhënë sot dorëheqje të parevokueshme nga shërbimi spitalor publik.

Në një prononcim për Demokracia.com, Zogaj e ka konfirmuar dorëheqjen e tij nga SHSKUK-ja, por ai nuk i ka treguar arsyet që kanë çuar deri në largimin e tij disa vite para pensionimit.

“Dorëheqja ka të bëjë vetëm me arsye personale”, ka thënë doktori Dukagjin Zogaj për Demokracia.com.

Spitalet publike po rrezikojnë të mbesin pa profesionistë shëndetësorë, mjekë dhe infermierë.

Vetëm në vitin 2022, afër 160 mjekë kosovarë e kanë lëshuar vendin e punës. /Demokracia.com/

Të ngjashme