Sport
Zyrtare: Mirlind Daku do të luajë te kjo skuadër edicionin e ri
Demokracia
18:44 | 20 Qershor 2022

Share:

Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku, edhe zyrtarisht është rikthyer te skuadra sllovene Mura.

Zyrtarizimin për rikthimin e tij e ka bërë klubi slloven përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Daku ka qënë pjesë e ekipit të Mura gjatë sezonit pranveror si i huazuar nga klubi i Osijekut.

“Ditët e fundit janë zhvilluar bisedime me Osijekun dhe dy klubet kanë rënë dakord për të zgjatur marrëveshjen e huazimit edhe për një vit shtesë. Në të njëjtën kohë, klubi siguroi edhe mundësinë e blerjes së kontratës së Dakut pas përfundimit të sezonit”, thuhet në njoftimin e klubit të Muras.

Sulmusi kosovar u shpreh i lumtur për rikthimin e tij te Mura.

“Jam i lumtur që jam rikthyer në klub. Mura ka qenë gjithmonë opsioni i vetëm për mua, edhe pse ka pasur shumë oferta të tjera. U ndjeva mirë këtu, u dashurova me klubin dhe tifozët, kështu që jam shumë i lumtur që mund të vazhdoj të luaj bardh e zi”.

Të ngjashme