Takumi Minamino është larguar zyrtarisht nga Liverpooli, për t’iu bashkuar Monacos.
Lajmi është konfirmuar nga klubi anglez përmes një komunikate të lëshuar në rrjetet sociale, shkruan Demokracia.com.
“Liverpool FC mund të konfirmojë se Takumi Minamino ka përfunduar sot një transferim të përhershëm në AS Monaco”, thuhet në komunikatën e klubit anglez.
Minamino i ka kushtuar klubit francez 15 milionë euro.
Takumi Minamino has today completed a permanent transfer to @AS_Monaco after a two-and-a-half-year stay at Anfield.
Everyone at #LFC would like to thank @takumina0116 for his contributions and wish him every success in the next chapter of his career.
— Liverpool FC (@LFC) June 28, 2022
Reprezentuesi japonez ka bërë 55 paraqitje në total gjatë qëndrimit të tij në Liverpool për dy vite e gjysmë.
Minamino në aventurën e tij te “Të Kuqtë” ka realizuar 14 gola dhe ka ndihmuar ekipin me tri asistime./Demokracia.com/