Futbolli kosovar vazhdon të prodhojë talente për arenën ndërkombëtare.
Nga sot ish futbollisti i Trepçës ’89, Milot Avdyli do të jetë pjesë e kampionatit zviceran saktësisht skuadrës Aarau.
Lajmi është konfirmuar nga klubi i kategorisë së dytë të futbollit në Zvicër. Sipas njoftimit, Avdyli ka nënshkruar kontratë për 2 vjet e gjysmë me Aaraun.
18-vjeçari ka qenë te Aarau që nga fillimi i këtij viti dhe është paraqitur edhe në dy ndeshje miqësore, ndaj Baselit dhe Young Boysit. Kontrata me Aaraun do të jetë deri me 30 qershor 2023. /Demokracia.com