Sport
Zyrtare: Mesfushori ukrainas transferohet tek Dukagjini
Demokracia
13:04 | 30 Qershor 2024

Share:

Vladyslav Khomutov është rikthyer te skuadra e Dukagjinit.

Mesfushori ukrainas bashkohet përsëri me ”hithat”, pas një sezoni të kaluar te skuadrat FC Gagra në Gjeorgji dhe West Armenia në Armeni.

Khomutov luan në rolin e mesfushorit ofanzivë, gjithashtu mund të luajë edhe në pozitën e qendërsulmuesit.

”KF Dukagjini me shumë kënaqësi njofton se ka arritur marrëveshje me Vladyslav Khomutov, për sezonin e ri 2024/25.

Ukrainasi rikthehet në klubin tonë pas një sezoni të kaluar te FC Gagra (Gjeorgji) West Armenia (Armeni).

26-vjeçari pritet të jetë një vlerë e shtuar për fazën ofanzive, duke marrë parasysh cilësitë që kishte shfaqur edhe më herët tek ne.

Vlady, i cili është produkt i klubit Olimpik Donetsk, luan në rolin e mesfushorit ofanzivë. Ai gjithashtu mund të luajë edhe në pozitën e qendërsulmuesit.”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme