Sport
Zyrtare: Mesfushori kosovar, Uran Bislimi transferohet tek Lugano
Demokracia
15:01 | 20 Korrik 2022

Share:

Futbollisti kosovar, Uran Bislimi ka nënshkruar me ekipin zviceran, Lugano.FC Lugano ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit 22 vjeçar, Uran Bislimi nga FC Schaffhausen.

Mesfushori kosovar 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Luganon, e cila do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2026.

Bislimi ishte një nga lojtarët kyç tek skuadra e Schaffhausen, teksa së fundmi ai ishte edhe kapiten i klubit.

Njoftimi zyrtar i klubit:

 

Të ngjashme