Sport
Zyrtare: Mesfushori i Kombëtares shqiptare transferohet në Hungari
Demokracia
13:06 | 14 Qershor 2021

Share:

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij.

Lojtari nga Kosova ka konfirmuar kalimin e tij në kryeqendrën e Hungarisë, gjegjësisht në klubin e MTK Budapestit, raporton Demokracia.com.

“Kapitull i ri, aventurë e re. Mezi pres të luaj për MTK Budapest”, ka shkruar Ramadani në rrjetin social “Facebook”.

25-vjeçari së fundmi ishte pjesë e klubit danez Vejle BK, kurse në Danimarkë ishte transferuar nga Partizani i Tiranës.

Ylber Ramadani është lojtar që hapat e parë i ka marrë në futbollit kosovar, konkretisht nga KF Ferizaj.

Prishtina dhe Drita ishin dy klubet tjera kosovare ku ai kishte bërë karrierë. /Demokracia.com

Të ngjashme