Nuk ka qëndruar as 24 orë pa punë trajneri Megzon Visoka. Ai dje u largua nga Ferizaj ndërsa sot është emëruar trajner të Arbëri në Ligën e parë, shkruan Demokracia.com.
Tashmë gjithçka është zyrtare dhe lajmin e ka konfirmua vet skuadra e Arbërisë.
Pjesë e shtabit teknik të kësaj skuadre do të jetë edhe Arsim Tershani.
Njoftimi i KF Arbëria:
Megzon Visoka emrohet trener i ri i KF Arbëria
KF Arbëria ka arritur marrëveshje me trenerin Megzon Visoka dhe trajnerin kondicional Arsim Tershani. Megzon Visoka në rolin e trenerit ka qenë tek disa klube të Ligës së parë dhe është njohës i mirë i futbollit Kosovar, i certifkuar në kategorinë Uefa Pro.
Arsim Tershani rikthehet tek Arbëria në rolin e trenerit kondicional, rol të cilin e luajti edhe në dy edicionet e fundit. Kryesia e KF Arbëria ju dëshiron suksese shtabit teknik, njëkohësisht u uron shëndet dhe punë të mbarë. /Demokracia.com