Sport
Zyrtare: Marcelo “divorcohet” me Olympiacosin, suprizon me skuadrën e re
Demokracia
09:00 | 25 Shkurt 2023

Share:

Pas aventurës zhgënjyese me Olympiakosin, mbrojtësi Marcelo, ka vendosur të rikthehet te Fluminese pas plot 16 vitesh.

34-vjeçari, i cili fitoi gjithçka në “Santiago Bernabeu” me Realin e Madridit, është prezantuar si lojtari më i ri i klubit brazilian, teksa ka firmosur deri në dhjetorin e vitit 2024 me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

Marcelo debutoi me skuadrën braziliane të Flumineses në vitin 2005. Dy vite më vonë u transferua te Real Madrid për 6.5 milionë euro, klub ku shkroi historinë dhe kaloi vitet më të bukura të karrierës, teksa qëndroi plot 15 vite.

“Shtëpia juaj është dhe do të jetë gjithmonë Fluminense, Marselo”, shkruhej në video zyrtare të prezantimit të publikuar nga klubi brazilian.

Të ngjashme