Sport
Zyrtare: Manxhukiq i bashkohet stafit të trajnerëve në Kombëtaren e Kroacisë
Demokracia
16:23 | 22 Nëntor 2021

Share:

Ish-sulmuesi i njohur kroat, Mario Manxhukiq i është bashkuar stafit të trajnerëve të Kombëtares së Kroacisë.

Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kroacisë përmes një njoftimi të hënën (sot), përcjell Demokracia.com.

Manxhukiq është anëtari më i ri i shtabit professional të përzgjedhësit, Zlatko Daliq.

“Reprezentuesi i argjendtë, Mario Manxhukiq është anëtari më i ri i shtabit profesional të përzgjedhësit Zlatko Daliq. Ne besojmë se Mario do të jetë po aq i suksesshëm edhe në rolin e trajnerit sikurse në atë të lojtarit”, ka shkruar federata kroate në “Twitter”.


Ky rikthimi i ish-sulmuesit kroat vjen vetëm dy muaj pasi ai u pensionua nga futbolli si lojtar aktiv.

Me Kroacinë, Manxhukiq doli nënkampion bote në vitin 2018, ndërsa ka bartur fanellën e Kroacisë nga viti 2007 deri më 2018. /Demokracia.com

Të ngjashme