Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini ka njoftuar se do të tërhiqet nga pozicioni aktual si trajner pas Kupës së Botës 2022 në Katar dhe sugjeroi tre emra për ta pasuar atë.
Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini ka njoftuar se do të tërhiqet nga pozicioni aktual si trajner pas Kupës së Botës 2022 në Katar dhe sugjeroi tre emra për ta pasuar atë.
Trajneri aktual ka ndihmuar “Azzurrët” të ringjallin pozicionin e tyre në futbollin Evropian dhe të kualifikohen për në Euro 2020 me 10 fitore në fazën e grupeve, përcjell KosovaPress.
Trajneri ka bërë të ditur se ai dëshiron një kthim në futbollin e nivelit të klubeve pas Kupës së Botës në vitin 2022 dhe tha për “Tiki Taka”:
“Unë nuk do të jem më trajner i ekipit kombëtar pas Kupës së Botës në Katar 2022.”
“Unë do të kthehem në trajnimin e një klubi.”
Gjatë intervistës, Mancini foli për kandidatët për ta pasuar atë dhe përmendi Massimiliano Allegrin, Carlo Ancelottin dhe Gian Piero Gasperinin.
“Nuk e di, ka shumë trajnerë që mund ta bëjnë këtë punë këtu”, vazhdoi ai.
“Allegri, Ancelotti dhe Gasperini për shembull, ata mund të trajnojnë ekipin kombëtar”, tha në fund ai.