Sport
Zyrtare: Manchester City kompleton transferimin e mbrojtësit Akanji
Demokracia
11:17 | 01 Shtator 2022

Share:

Manchester City ka kompletuar nënshkrimin e Manuel Akanji nga Borussia Dortmund.

Qendërmbrojtësi nënshkroi kontratë pesëvjeçare, e cila e mban atë në klub deri në verën e vitit 2027, shkruan Demokracia.com.

27-vjeçari u transferua te “Qytetarët” nga Borussia e Dortmundit pas aventurës katër vjeçare që kaloi atje.

Akanji është transferimi i pestë i Manchester Cityt në këtë afat kalimtar të verës, pas Stefan Ortega Morenos, Kalvin Phillips, Sergio Gomezit e Erling Haalandit.

Akanji e filloi karrierën e tij në FC Winterthur në Zvicër përpara se të transferohej në Basel, ku ai impresionoi mjaftueshëm në tre sezonet e tij për të bindur Dortmundin që ta transferonte në janarin e vitit 2018. /Demokracia.com/

Të ngjashme