Sport
Zyrtare: Mancheser United nënshkruan me talentin Greenwood
Demokracia
16:06 | 16 Shkurt 2021

Share:

Manchester United nuk i ka lënë rasti asgjë, duke e blindon talentin e vetë Mason Greenwood me një kontratë të re afatgjatë.

Anglezi i rritur si futbollist në akademinë e “Djajve të Kuq” ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.

Ka qenë vetë trajneri Solskjaer që ka këmbngulu për vazhdimin më të.

19-vjeçari është pjesë e United që në moshën shtatë vjeç dhe tashmë numëron 82 ndeshje për klubin anglez ndërkohë që në këtë sezon në 29 takime ka shënuar 4 gola në të gjitha kompeticionet.

“Kur bashkohesh me këtë klub që 7 vjeç, ju thjesht ëndërroni të luani një ditë me ekipin e parë. Kam punuar shumë të arrij këtë nivel dhe dy sezonet e fundit kanë qenë të mrekullueshme.

Dua të arrij shumë dhe e di që ky është mjedisi i duhur për të luajtur futbollin”, është shprehur Greenwood pas hedhjes së firmës. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024