Sport
Zyrtare: Man Unitedi cakton një trajner të përkohshëm, pas shkarkimit të Solskjaer
Demokracia
14:07 | 21 Nëntor 2021

Share:

Manchester Unitedi sot njoftoi shkarkimin e trajnerit norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer.

Solskjaer u shkarkuar pas humbjes 4-1 nga Ëatfordi të shtunën (dje) në kuadër të javës së 12-të në Premierligë, shkruan Demokracia.com.

Në komunikatën zyrtare të “Djajve të Kuq” u bë e ditur se momentalisht, Michael Carrick do ta drejtojë përkohësisht skuadrën që dikur ishte edhe futbollist.

Dëshira e drejtuesve të klubit anglez është nënshkrimi i ish-trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane.

Emër i mundur për të marrë pozitën e trajnerit është edhe Luis Enrique, emër ky që po kërkohet edhe nga Cristiano Ronaldo, sipas mediave angleze. /Demokracia.com

Të ngjashme