Sport
Zyrtare: Malisheva përforcohet me dy futbollistë
Demokracia
16:19 | 29 Janar 2023

Share:

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e dy futbollistëve në afatin kalimtar të janarit, shkruan Demokracia.com.

Fjala është për Faruk Bihorac që vjen nga Sileksi i Maqedonisë së Veriut dhe Florint Avdylin që i bashkohet ekipit të Bylbyl Sokolit nga Drenica.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit të Superligës së Kosovës në Facebook.

“Transfere të reja. Konfirmojmë kompletimin e transferimit të Faruk Bihorac nga klubi FC Sileks  i Maqedonisë së Veriut dhe Florent Avdyli nga FC Drenica”, thuhet në njoftimin e Malishevës.

Malisheva po qëndron tash e disa ditë në qytetin bregdetar turk, në Antalia, për përgatitjet para stinorin pranveror./Demokracia.com/

Të ngjashme