Interi ka konfirmuar zyrtarisht rikthimit e sulmuesit belg, Romelu Lukaku në formë huazimi nga Chelsea.
Interi të mërkurën mbrëma nëpërmjet një postimi në “Tëitter” i ka dëshiruar mirëseardhje sulmuesit belg.
Lukaku është prezantuar pasi i ka kryer kontrollimet mjekësore tek ekipi italian.
Ai te Interi është huazuar për një vit nga Chelsea. Për huazimin e Lukakut, Interi do të paguajë nëntë milionë euro, por nuk e ka opsionin e blerjes së tij në fund të sezonit të ri.
Lukaku ka luajtur për dy edicione tek Interi (2019, 2020) dhe ka fituar titullin e kampionit përpara se të transferohej verën e shkuar te Chelsea për 113 milionë euro./Demokracia.com/
???#FORZAINTER pic.twitter.com/T18spEjNat
— Inter (@Inter) June 29, 2022