Sport
Zyrtare: Lovren rikthehet në Evropë, nënshkruan me Lyonin
Demokracia
13:44 | 02 Janar 2023

Share:

Dejan Lovren është larguar nga futbolli rus duke u transferuar në elitën e futbollit francez.

Reprezentuesi i Kroacisë ka nënshkruar për dy vjet e gjysmë me klubin e madh fracez, Lyon, shkruan Demokracia.com.

Lovren që u bë i famshëm te Liverpooli, kishte fituar me “Të Kuqtë” Premierligën dhe Ligën e Kampionëve.

Së fundmi ai ishte pjesë e futbollit rus me Zenitin e Shën Petersburgut.

Me klubin rus, kroati ka fituar dy tituj të kampionatit dhe dy herë Superkupën e Rusisë./Demokracia.com/

Të ngjashme