Sport
Zyrtare: Llapit i largohet kapiteni Idrizi, zbulohet edhe destinacioni i radhës
Demokracia
15:08 | 28 Dhjetor 2022

Share:

Llapi ka njoftuar zyrtarisht largimin e kapitenit Bujar Idrizi pas më shumë se katër viteve, shkruan Demokracia.com.

Mbrojtësi me shumë përvojë pas largimit nga Llapi do ta vazhdojë jetën në Gjermani tek familja e tij.

“Faleminderit për kontributin dhe suksese në jetë kapiten. Kapiteni i skuadrës, Bujar Idrizi do ta vazhdoj jetën në Gjermani”.

“KF Llapi njofton se pas katër vite e gjysmë bashkëpunimi me kapitenin e skuadrës, Bujar Idrizi, do ndërprehen marëdhëniet kontraktuale përshkak se Idrizi jetën do ta vazhdoj jashtë Kosove, ku do i bashkohet familjes në Gjermani” – thuhet në njoftimin e Llapit.

31-vjeçari iu bashkua Llapi nga viti 2014, teksa gjatë në të kaluarën karrierë ka bërë edhe te Trepça ’89, Kukësi e Prishtina./Demokracia.com/

Të ngjashme