Sport
Zyrtare: Llapi vazhdon kontratën me meksikanin Rivera
Demokracia
15:13 | 12 Korrik 2022

Share:

Klubi i Llapit e ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me futbollistin meksikan, Francisco Rivera.

Mesfushori meksikan ka nënshkruar kontratë të re njëvjeçare me klubin llapjan, shkruan Demokracia.com.

Rivera ishte ndër më të mirët te Llapi në edicionin e kaluar ku shënoi tetë gola dhe dhuroi dy asistime në 31 paraqitje.

Njoftimi i plotë i Llapit:

“Francisco Rivera rinovon edhe për një vit me Llapin ?

Mesfushori ofensiv më i vlerësuar në Superligë, meksikani Francisco Rivera ka vazhduar bashkëpunimin me klubin tonë edhe për edicionin e ardhshëm.

Ky rinovim me Riveran është i mirëseardhur në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Budućnost Podgoricës që skuadra jonë do ta zhvilloi më 14 korrik në Stadiumin “Fadil Vokrri”.

Rivera ishte ndër futbollistët më të mirë të ekipit tonë në stinorin e kaluar duke arritur të zhvilloj 31 paraqitje, 8 gola të realizuar e 2 asistime në gjithsejt 2.313′ minuta të zhvilluara.

Vizioni i lojës nga Rivera, mençuria e tij dhe qetësia para golit janë disa nga karakteristikat që e bëjnë atë ndër mesfushorët më të mirë në Superligën tonë“./Demokracia.com/

Të ngjashme