Sport
ZYRTARE: Llapi shkëput kontratën me transferimin që erdhi në verë
Demokracia
12:40 | 09 Shtator 2022

Share:

Klubi futbollistik Llapi ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me portierin Agron Kolaj, raporton Demokracia.com.

Llapi dhe portieri Kolaj kishin marrëveshje të vlefshme për dy vitet e ardhshme, megjithatë vendosën që ta ndërpresin bashkëpunimin para kohe me marrëveshje të dyanshme.

Klubi llapjan nuk ka dhënë detaje të tjera se pse erdhi deri te kjo marrëveshje për shkëputjen e kontratës.

Ata vetëm se e falënderuan Kolajn për angazhimin e deritanishëm.

Kolaj u transferua te Llapi në afatin kalimtar të verës./Demokracia.com/

Të ngjashme