Sport
Zyrtare: Llapi nënshkruan për tri vite me sulmuesin Trimror Selimin
Demokracia
18:43 | 18 Korrik 2022

Share:

Sulmuesi i krahut, 21-vjeçar, Trimror Selimi rikthehet zyrtarisht te Llapi pas disa viteve të kaluara në Prishtinë e në Ulpianë.

KF Llapi dhe sulmuesi këmbëshpejtë, Trimror Selimi kanë arritur akord për të nënshkruar kontratë tre-vjeçare, bën të ditur faqja zyrtare e klubit llapjan, përcjell Demokracia.com.

Anësori 21 vjeç rikthehet te Llapi pas katër viteve, ku për dy vite ishte pjesë e Prishtinës e dy vitet e fundit pjesë e Ulpianës.

Selimi në edicionin e fundit zhvilloi 27 paraqitje me Ulpianën, ku arriti t’i realizoj katër gola.

Trimi nga sot i bashkohet grupit të skuadrës në përgatitje për stinorin e ri që fillon në muajin gusht./Demokracia.com/

Të ngjashme