Skuadra e Llapit është e hendikepuar këtë fillim të edicionit për shkak se ndeshjet si vendas nuk i ka zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, për shkak të rinovimeve.
Kësisoj, Llapi dy ndeshjet e para që i zhvilloi në shtëpi këtë edicion ka luajtur në Merdare, jo shumë larg Podujevës, shkruan Demokracia.com.
Megjithatë, klubi “bardhekaltër” duket se nuk është i kënaqur me gjendjen e stadiumit nga e cila nuk kanë korrur as rezultate pozitive.
Andaj, atyre u është dhënë “drita e gjelbër” që ndeshja e radhës kundër Malishevës të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit të Llapit përmes një njoftimi rreth kësaj ndeshje.
Dueli Llapi – Malisheva luhet të mërkurën nga ora 16:00 dhe i takon javës së katërt në Superligën e Kosovës në futboll. /Demokracia.com