Sport
Zyrtare: Liverpooli vazhdon kontratën me portierin spanjoll
Demokracia
16:30 | 14 Qershor 2021

Share:

Liverpooli ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me portierin spanjoll të skuadrës, Adrian.

“Të Kuqtë” përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare nuk e kanë cekur se për sa edicione ka nënshkruar Adrian, shkruan Demokracia.com.


Mediet angleze kanë zbuluar se Adrian me kontratën e re të nënshkruar do të mbetet në “Anfield” edhe për një edicion.

Vetë numri 13 i skuadrës, Adrian u shpreh i lumtur me rinovimin e kontratës me Liverpoolin.

“Unë jam i kënaqur, unë jam shumë i lumtur që qëndroj në klub,” tha ai për Liverpoolfc.com.

“Së pari, sepse është një shpërblim nga klubi për punën e madhe që kam bërë që kur kam nënshkruar dy vjet më parë. Unë me të vërtetë e vlerësoj atë besim nga klubi, nga menaxheri dhe nga të gjithë të përfshirë në atë situatë”.

“Gardiani” spanjoll u bashkua me Liverpoolin në një transferim falas në gusht të vitit 2019 dhe ka bërë 24 paraqitje në të gjitha garat deri më sot, duke ngritur trofeun e Premierligës, Kupën Botërore të Klubeve FIFA dhe Super Kupën UEFA gjatë aventurës. /Demokracia.com

Të ngjashme