Sport
Zyrtare: Liverpooli e kompleton transferimin e Calvin Ramseyt
Demokracia
14:37 | 19 Qershor 2022

Share:

Liverpooli e ka kompletuar transferimin e reprezentuesit skocez, Calvin Ramsey nga Aberdeen.

Mbrojtësi i djathtë i bashkohet “Të Kuqve” në një kontratë afat-gjate pasi kaloi testet mjekësore dhe finalizoi marrëveshjen, shkruan Demokracia.com.

Ramsey ka kaluar nëpër grupmoshat e reja në Aberdeen derisa ka debutuar në skuadrën e parë në mars të vitit 2021 derisa ka luajtur në 39 ndeshje.

Ai është emëruar futbollisti më i ri i edicionit të kaluar në kampionatin elitar skocez.

“Jam shumë i lumtur dhe kjo ëndërr është bërë realitet”, tha Ramsey për faqen zyrtare të klubit./Demokracia.com/

Të ngjashme