Sport
Zyrtare: Lirim Kastrati bëhet me skuadër të re
Demokracia
14:03 | 29 Gusht 2022

Share:

Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati do të jetë pjesë e ekipit nga Hungaria, MOL Fehervar.

Kastrati te Fehervari është prezantuar të hënën, ndërsa ka firmosur kontratë deri në qershorin e vitit 2025.

Ai te Fehervari është transferuar nga Legia e Varshavës, kurse te ekipi i ri do ta bartë fanellën me numrin 10.

“Në bazë të marrëveshjes mes Legia Warszawa dhe klubit tonë të hënën, Lirim Kastrati do të vazhdojë karrierën te Fehervari”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Fehervarit.

Të ngjashme