Sport
Zyrtare: Leotrim Rexhepi i bashkohet Ferizajt
Demokracia
11:23 | 02 Qershor 2022

Share:

Portieri Leotrim Rexhepi është transferimi më i ri i skuadrës së Ferizajt.

Rexhepi do të jetë pjesë e skuadrës së Ferizajt për sezonin e ri 2022/23, shkruan Demokracia.com.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit të Ferizajt në rrjetet sociale.

“Portieri ferizajas Leutrim Rexhepi i cili ishte pjesë e klubit FC Drita nga Gjilani, sot ka nënshkruar kontratën me klubin tonë. Rexhepi do të jetë gardiani i portës së klubit tonë për sezonin 2022/23”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Ferizaj u inkuadrua këtë edicion në elitën e futbollit kosovar.

Krahas Rexhepit, Ferizaj ditë më parë u përforcua edhe me Bujar Shabanin, Astrit Fazliun, ndërsa rinovoi kontratat edhe me shumë lojtarë të tjerë./Demokracia.com/

Të ngjashme