Sport
Zyrtare: Lazio e prezanton Pedron, transferimi i parë nga Roma pas 40 vjetësh
Demokracia
14:38 | 19 Gusht 2021

Share:

Lazio ka prezantuar në ambientet e klubit futbollistin spanjoll, Pedro Rodriguezin.

Reprezentuesi spanjoll ishte i parëndësishëm për Jose Mourinhon, ndërkaq ai sot u zyrtarizua nga klubi rival, Lazio, shkruan Demokracia.com

34-vjeçari raportohet se ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me “bardhekaltrit” nga kryeqyteti i Italisë.

Pedro kaloi te Lazio si lojtar i lirë, ngase mbylli para kohës kontratën me Romën.

Transferimi i Pedros nga Roma te Lazio është i pari në 40 vitet e fundit, pasi dy skuadrat kryeqytetase njihen për rivalitetin e tyre të madh si në fushë ashtu edhe në tribuna. /Demokracia.com.

 

Të ngjashme