Joan Laporta do të jetë presidenti i ri i Barcelonës për gjashtë vitet e ardhshme.
Ai e ka regjistruar një fitore historike në zgjedhjet presidenciale të së dielës me 30,184 vota të fituar, shkruan Demokracia.com.
I dyti në renditje ishte Font me 16,679 vota, kurse Freixa në vendin e tretë me 4,769 vota.
Laporta ishte president i Barcelonës edhe në periudhën prej vitit 2003 deri në vitin 2010.
Puna e tij kryesore do të jetë mbajtja e Lionel Messit në “Camp Nou”. /Demokracia.com