Ashtu siç njoftoi më herët Demokracia.com, se Kosova rrezikon të stërvitet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” për shkak të motit të ligë, ashtu edhe ndodhi.
Tashmë FFK ka zyrtarizuar se stërvitja në stadiumin “Fadil Vokrri” është anuluar ndërsa ajo është transferuar në Hajvali.
Kështu njofton shtëpia e futbollit e Kosovës (FFK).
“Stërvitja e sotme e Kombëtares së Kosovës do të mbahet në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali në orën 16:00.
Ky ndryshim në agjendën e Kombëtares ka ardhur si rrjedhojë e motit të ligë dhe ruajtjes së fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”.
Stërvitja është e hapur për media 30 minuta!”, ka njoftuar FFK. /Demokracia.com