Sport
Zyrtare: Kukaj emërohet trajner i Prishtinës U19
Demokracia
18:19 | 18 Janar 2023

Share:

FC Prishtina vazhdon që t’i ofrojë disa nga ish-yjet e skuadrës, të cilët ndër vite kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin “bardhekaltër”.

Liridon Kukaj është personi i radhës që është rikthyer në skuadër, kësaj radhe pak metra larg fushës së gjelbër, në pozitën e trajnerit të FC Prishtinës U19, bën të ditur faqja zyrtare e klubit kryeqytetas, përcjell Demokracia.com.

Ai rikthehet te ekipi prishtinas pas propozimit të drejtorit sportiv, Driton Krasniqi.

39-vjeçari te Prishtina do ta zëvendësojë trajnerin Agim Maliqi, i cili i është bashkuar stafit të Ismet Munishit te skuadra e parë. Kukaj në stinorin e kaluar punoi si ndihmës i Bekim Shotani te FC Drenica.

Krahas Prishtinës ai do ta vazhdojë angaznimin edhe si ndihmës i Afrim Tovërlanit te Përfaqësuesja e Kosovës U-21.

Kukaj ka një karrierë të bujshme në futbollin e Kosovës, ku krahas Prishtinës ka luajtur për klube të ndryshme, ndërsa karrierë ka zhvilluar edhe në Shqipëri te Vllaznia e Shkodrës dhe tashmë klubi i shuar, Gramozi./Demokracia.com/

Të ngjashme