Sport
Zyrtare: Kruniq zgjat kontratën me Milanin deri në vitin 2025
Demokracia
13:27 | 08 Shtator 2022

Share:

Rade Kruniq do të jetë futbollist i Milanit deri më 30 qershor të vitit 2025.

Milani ka njoftuar zyrtarisht se ka vazhduar kontratën me futbollistin Rade Kruniq edhe për tri vite të tjera, shkruan Demokracia.com.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë se Rade Krunić ka zgjatur kontratën e tij me klubin deri më 30 qershor 2025”, thuhet në komunikatën e kampionëve të Italisë.

Rade iu bashkua AC Milan në verën e vitit 2019 dhe ka luajtur 91 ndeshje në të gjitha garat për kuqezinjtë./Demokracia.com/

Të ngjashme