Sport
Zyrtare: Kreshnik Hajrizi prezantohet nga skuadra polake
Demokracia
13:26 | 18 Qershor 2024

Share:

Kreshnik Hajrizi është larguar nga Lugano pas tre viteve qëndrim në këtë skuadër dhe është bërë menjëherë me skuadër të re.

Mbrojtësi kosovar karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit polak, derisa është prezantuar te skuadra Widzew Lodz.

Hajrizi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën polake, derisa ata e kanë prezantuar me një dizajn unik, ku shihet një telefon derisa në të është emri i Lirim Kastratit, mbrojtësit tjetër kosovar që është pjesë e kësaj skuadre.

24-vjeçari karrierën e ka nisur te Young Boys Bern, derisa ka luajtur edhe për Chiason para se tre sezonet e fundit të bëhej pjesë e Luganos ka ka fituar edhe Kupën e Zvicrës.

“Pikat e mia të forta në fushë janë këmbëngulja dhe vendosmëria, aftësia për të hyrë dhe fituar në duele dhe intensiteti në lojë”, tha lojtari i ri i Widzew.

“Ne kemi disa muaj që flasim me klube. Kam pasur oferta nga Polonia, Gjermania dhe Italia, por më pëlqeu shumë ky projekt. Unë e di se cili është niveli evropian dhe do të doja ta çoja Widzewin, sepse aty e ka vendin”, deklaroi mbrojtësi dardan.

Të ngjashme