Sport
Zyrtare: Kosova në konkurrencën e femrave do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut
Demokracia
16:28 | 02 Prill 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave gjatë këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut.

Dardanet do të udhëtojnë në Shkup më 6 prill, derisa miqësoret do t’i luajnë më 8 dhe 11 prill. Përzgjedhësja Afërdita Fazlija për këto dy miqësore do t’i ketë në dispozicion vetëm dy lojtare që luajnë jashtë, derisa pjesa tjetër e lojtarëve do të jenë nga klubet vendore. /Demokracia.com

 

Të ngjashme