Sot në ambientin e stadiumit të FC Ballkanit klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin nga Shqipëria, Ilir Daja, shkruan Demokracia.com.
Javë më parë Demokracia.com raportoi ekskluzivisht që Ilir Daja do të jetë trajner i Ballkanit gjë e cila u zyrtarizua sot.
Lexo edhe: Ky pritet të jetë trajneri i ri i Ballkanit
Kryetrajneri i ri i Ballkanit aventurën e tij të fundit e kishte te Partizani i Tiranës, derisa suksesin më të madhe kishte në bankinën e Skënderbeut ku u shpall kampion.
Trajneri nga Shqipëria do të zëvendësojë Bekim Isufin, që u shkarkua javë më parë. Ballkani është në pozitën e tretë me dy pikë më pak se lideri, Gjilani.
Njoftimi i plotë nga klubi:
Ilir Daja
Sot në ambientin e stadiumit të FC Ballkanit klubi ka arritur marrëveshje me Trajnerin nga Shqipëria Ilir Daja.
Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që ???? ???? të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që ????? ?????????? do të jetë ndihmës i tij.
Kryetrajneri i ri i Skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Tiranë , ku drejtonte klubin e FK Partizanit.
Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë./Demokracia.com