Sport
Zyrtare: Klubi i madh shqiptar e shkarkon trajnerin
Demokracia
17:13 | 04 Prill 2022

Share:

KF Shkëndija ka njoftuar se trajneri Akrapoviq nuk do të jetë më shef i stafit teknik të skuadrës, pasi me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi.

Klubi dhe tekniku Akrapoviq kanë konsideruar se ndërprerja e bashkëpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve.

Me këtë rast, KF Shkëndija e falënderoi trajnerin Akrapoviq për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën kuqezi, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në karrierën e tij si trajner.

Ndryshe, Shkëndija e Tetovës bën gara në elitën e futbollit maqedonas. “Kuqezinjtë” barazuan në ndeshjen e fundit 0-0 në shtëpi me Borecin dhe pozicionohen në vendin e dytë me 48 pikë duke mbetur 13 pikë prapa Shkupit lider./Demokracia.com/

Të ngjashme