Sport
Zyrtare: Kimmich i qëndron besnik Bayern Munichut, nënshkruan kontratë të re
Demokracia
10:54 | 23 Gusht 2021

Share:

Mbrojtësi gjerman, Joshua Kimmich ka vazhduar kontratën me Bayern Munichun.

Reprezentuesi i Kombëtares së Gjermanisë me kontratën e re do të mbetet në “Allianz Arena” deri në vitin 2025, shkruan Demokracia.com.

Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë e lëshuar nga “Bavarezët” në faqen zyrtare.


Kimmich iu bashkua kampionëve të shumëfishtë gjerman në vitin 2015 nga Leipzigu.

Ai deri më tani ka bërë 264 paraqitje kompetitive për klubin, duke shënuar 30 gola. Gjatë kësaj kohë me 26-vjeçarin, Bayern ka fituar gjashtë tituj të Bundesligës, tre Kupa DFB, Ligën e Kampionëve, pesë Superkupa DFL, Kupën e Botës për Klube FIFA dhe Super Kupën UEFA. /Demokracia.com

Të ngjashme