Sport
Zyrtare: KF Dukagjini kalon në finale të Kupës
Demokracia
19:40 | 08 Prill 2021

Share:

Dukagjini ka arritur të kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës pa pasur nevojë ta zhvillojë ndeshjen e dytë gjysmëfinale, shkruan Demokracia.com.

Të kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar dje ndërmjet Istogut e Dukagjinit u mbyll me rezultat 1:2, por ka qenë skuadra vendase që ka aktivizuar një futbollist pa drejtë lojë dhe kjo i ka kushtuar me eliminim Istogut.

Dukagjini në finale e pret fituesin e takimit Llapi – Prishtina që luhet pas dy javëve.

Njoftimi i FFK-së

VENDIM

1.Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës e zhvilluar me 07.04.2021  KF Istogu – KF Dukagjini regjistrohet me rezultat zyrtar 0-3 në favor të KF Dukagjini;

2.KF Istogu eliminohet nga garat e mëtejmë të Kupës së Kosovës 2020/2021

ARSYETIM

Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes së gjysmëfinales së parë të Kupës së Kosovës, KF Istogu – KF Dukagjini, konstatoi se KF Dukagjini ka ushtruar ankesë në pa rregullsinë e paraqitjes së lojtarit Erion Ceta me nr 9 ID 004763M98, i cili ështe aktivizuar me dy kartonë të verdhë për KF Istogu.

Gjatë administrimit Komisioni i Garave konstatoi se ankesa e Kf Dukagjinit është e afatshme, e lejuar, e taksuar dhe i përmbush të gjitha kushtet për shqyrtim nga Komisioni i Garave .

Pas shikimit të protokolleve zyrtare të ndeshjeve të Kupës së Kosovës, Komisioni i Garave ka vërtetuar se lojtari i lartëcekur ka qenë i ndëshkuar me kartonë të verdhë në ndeshjen KF Besa – KF Istogu, e zhvilluar me datë 16.12.2020 si dhe në ndeshjen KF Istogu – KF A@N e zhvilluar me 18.03.2021.

Bazuar në nenin 56 të Propozicioneve të garave 2020/2021 Komisioni i Garave konstatoi se lojtari i KF Istogu me nr 9 Erion Ceta me nr ID 004763M98 në ndeshjen e gjysmëfinales së parë të Kupës së Kosovës KF Istogu – KF Dukagjini, e zhvilluar me 07.03.2021 në Istog nuk ka pas të drejtë loje, andaj ankesa e KF Dukagjini miratohet si e bazuar dhe ndeshja regjistrohet me rezultatin 0-3 në favor të KF Dukagjini.

Në bazë të Rregullores së garave neni 75 , pika 4 , alinea 4 KF Istogu eliminohet nga garat e mëtejme të Kupës së Kosovës 2020/2021. /Demokracia.com

Të ngjashme