Sport
Zyrtare: Këto dy kombëtare kualifikohen në Botërorin e Katarit
Demokracia
12:42 | 24 Mars 2022

Share:

Australia ka mbetur jashtë Botërorit “KATAR 2022”, duke u mposhtur me rezultatin 0-2 nga Japonia.

Një surprizë kjo në kualifikueset e Botërorit në Azi, ku Australia ishte dhe favoritja kryesore që në fillim të eliminatoreve për të prerë një biletë për në fazën finale të kompeticionit më madhor të futbollit në nivel kombëtaresh.

Golat për ekipin japonez u shënuan nga Mitoma, i cili realizoi dy herë, në minutat 89′ dhe 90+4′.

Pas këtij rezultati surprizë të kualifikuara në kontinentin aziatik janë Arabia Saudite dhe Japonia.

Kombëtaret që kanë prerë një biletë për në Botëror janë: Katari që është vendi organizator, Gjermania, Danimarka, Brazili, Franca, Belgjika, Kroacia, Spanja, Serbia, Anglia, Zvicra, Holanda, Argjentina, Irani, Korea e Jugut, Japonia dhe Arabia Saudite. /Demokracia.com

 

Të ngjashme