Sport
Zyrtare: KB Vëllaznimi shkarkon trajnerin maqedon Ljupce Malinkov
Demokracia
17:25 | 01 Shkurt 2021

Share:

Trajneri maqedon Ljupce Malinkov, nuk do t’i pijë bankinës së skuadrës gjakovare KB Vëllaznimi, transmeton “Demokracia.com”.

Ata kanë sot kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme. Lajmi është konfirmuar nga klubi gjakovar, përmes një postimi në faqen zyrtare.

KB Vëllaznimi ka bërë të ditur se ky vendim është marrë pas rezultateve të dobëta të treguara nga skuadra nën urdhrat e trajnerit maqedonas.

Klubi nga Gjakova gjithashtu ka njoftuar se skuadra do të drejtohet nga Shkumbin Kumnova, derisa klubi ta gjej zëvendësuesin e Malinkov. /Demokracia.com

Të ngjashme