KB Peja ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me lojtarin me shumë përvojë, i pozitës play, Darius Washington.
Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e klubit, përmes një postimi në “Facebook”.
Veterani nga amerika ishte pjesë e San Antonio në NBA dhe po ashtu e shumë ekipeve të njohura evropiane, si: PAOK, Aris, Galatasaray, Roma, Turk Telekom etj.Postimi i plotë i KB Pejës:Zyrtare: KB Peja nënshkruan me Darius Washington.
KB Peja njofton se ka arritur marrëveshje me lojtarin me shumë përvojë, i pozitës play, Darius Washington. Veterani nga Amerika ka një përvojë të madhe në ligat më të forta Botërore. Ai ishte pjesë e San Antonio në NBA dhe poashtu e shume ekipeve te njohura europiane si: PAOK, Aris, Galatasaray, Roma, Turk Telekom etj. Ai ka arritur te jetë top koshashënues në Ligen Turke, EuroCup, 2 herë kampion në Ceki, MVP Final në Ceki e shumë suksese tjera.
Sezonen e fundit, Darius ishte pjese e elitës së Belgjikës. Welcome Darius!Mirë se vjen Darius!. /Demokracia.com