Semsettin Bas nuk do të jetë më trajner i klubit të basketbollit Peja.
Peja dhe trajneri turk kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi pejan nëpërmjet faqes zyrtare, shkruan Demokracia.com.
“KB Peja njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin në mirëkuptim të ndërsjellt me Şemsettin Baş. KB Peja njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin në mirëkuptim të ndërsjellt me Şemsettin Baş”, thuhet në njoftimin e klubit pejan.
Kjo ndarje mes Pejës dhe trajnerit nga Turqia vjen vetëm pak ditë pas Kupës së Kosovës në basketboll.
Peja u eliminua në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës nga Trepça në palestrën “Karagaçi”. /Demokracia.com/