Klubi i basketbollit, Bashkimi ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Illmen Bajra.
Lajmin në fjalë, klubi nga Prizreni e ka bërë të ditur në rrjetin social “Facebook”, shkruan Demokracia.com.
Njoftimi i plotë i KB Bashkimit:
“Faleminderit Bajra!Illmen Bajra nuk do të jetë më në krye të skuadrës sonë. Me marrëveshje të dyanshme klubi dhe trajneri kanë ndërprerë bashkëpunimin e deritashëm.
KB Bashkimi falenderon trajnerin Bajra për kontributin e tij të dhënë për ngjyrat portokallezi që nga shtatori i vitit 2019 kur ishte emërtuar kryetrajner.Së shpejti do t’ju njoftojmë për emrin e trajnerit të ri që do ta udhëheq skuadrën tonë”. /Demokracia.com
https://www.facebook.com/BashkimiBC/photos/a.248634861957176/1873910509429595/