Sport
Zyrtare: Kalvin Phillips transferohet te Man City
Demokracia
11:57 | 04 Korrik 2022

Share:

Manchester City ka njoftuar transferimin e Kalvin Phillips në një marrëveshje gjashtëvjeçare.

26-vjeçari i bashkohet Man Cityt nga Leeds Unitedi, duke bërë 234 paraqitje në tetë edicionet e fundit.

Mesfushori ishte pjesë kruciale e Kombëtares së Anglisë e cila arriti finalen e “Euro 2020” vitin e kaluar.

“Jam absolutisht i lumtur që i jam bashkuar Manchester Cityt”, tha Phillips.

“Man City ka dëshmuar të jetë klubi më i mirë në vend me një skuadër të mrekullueshme dhe një trajner si Pep Guardiola që është më i miri në botë”, tha ai mes tjerash./Demokracia.com/

Të ngjashme