Sport
Zyrtare: Juventusi e huazon mesfushorin e Paris Saint-Germainit
Demokracia
18:33 | 31 Gusht 2022

Share:

Juventusi e ka kompletuar transferimin e Leandro Paredes në orët e fundit të afatit kalimtar të verës, shkruan Demokracia.com.

Mesfushori argjentinas i është bashkuar “Zonjës së Vjetër” në formë huazimi nga Paris Saint-Germainin.

Lajmi është konfirmuar nga klubi italian përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare.

“Pasurohet lista e mesfushorëve të Juventusit: Leandro Paredes është zyrtarisht lojtar i ri i Juventusit. Argjentinasi vjen si huazim nga Paris Saint-Germain”, thuhet në komunikatën e “Bianconeri”.


Paredes më parë karrierë ka bërë te Zeniti, Roma, Empoli e Boca Juniors./Demokracia.com/

Të ngjashme