Sport
Zyrtare: Jurgen Klopp ka nënshkruar kontratë të re me Liverpoolin
Demokracia
18:33 | 28 Prill 2022

Share:

Jürgen Klopp e ka zgjatur kontratën e tij me Liverpoolin me dy vjet deri në vitin 2026. Marrëveshja u konfirmua një ditë pasi arritën fitore në Ligën e Kampionëve në shtëpi ndaj Villarrealit në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Trajneri gjerman kishte kontratë me “Të Kuqtë” deri në vitin 2024, ndërsa me kontratën e re, ai do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2026, shkruan Demokracia.com.

Lajmi u bë i ditur nga një komunikatë e Liverpoolit e lëshuar në uebfaqen zyrtare.

“Klubi i futbollit Liverpool është i kënaqur të njoftojë se Jürgen Klopp ka nënshkruar një kontratë të re për të zgjatur angazhimin e tij me klubin”.

“Marrëveshja do të thotë se menaxheri do të qëndrojë në krye të Reds përtej skadimit të marrëveshjes së tij të mëparshme, e cila ishte caktuar të përfundonte në 2024”, thuhet në njoftimin e klubit.

54-vjeçari iu bashkua klubit anglez në vitin 2015 nga Borussia Dortmundi.

Liverpooli me ardhjen e Klopp u stolis me shumë trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve, Premierligë, e Kupën e Botës për klube./Demokracia.com/

Të ngjashme