Sport
Zyrtare | Julian Nagelsmann bëhet trajneri i ri i kombëtares gjermane
Demokracia
13:39 | 22 Shtator 2023

Share:

Julian Nagelsmann është trajneri i ri i kombëtares gjermane të paktën deri në Europianin e 2024.

Pas shkarkimit të Hansi Flik, Federata gjermane vendosi të emërojë 36 vjeçarin si timonierin e ri të kombëtares. Në komunikimin zyrtar të federatës së futbollit, theksohej se pas ecurisë pozitive që Nagelsman kishte te Bayernin, drejtuesit vendosën ta emërojnë në krye ta pankinës gjermane. Në moshën 36-vjeçare, Nagelsmann bëhet trajneri më i ri që ka drejtuar ndonjëherë Gjermaninë. Ai zëvendëson Hansi Flick, i cili u shkarkua më 10 shtator, një ditë pas humbjes 4-1 ndaj Japonisë.

Nagelsmann edhe pse në një moshe të re, nuk i mungojnë sukseset. Në vitin 2021, ai udhëhoqi Bayernin drejt titullit të 10 radhazi në Bundesligë – por u shkarkua nga kampionët gjerman në mars të këtij viti për shkak të rezultateve negative që skuadra po regjistronte në kampionat. Paga që Nagelsmann do të marrë te kombëtarja gjermane është 4 milionë euro, sa gjysma e asaj që merrte te Bayern Mynihut.

Julian Nagelsmann do të fillojë menjëherë punën me “Pancerat” për Europianin e vitit 2024, i cili do të mbahet në Gjermani. Në tetor, skuadra do të luajë dy miqësore përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës, dy sfida që mund t’i shërbejnë teknikut 36 vjeçar për të parë gjendjen e skuadrës.

Të ngjashme